Mourinho merr lajmin tronditës

Jose Mourinho është sërish në rrezik.

Sport

13/11/2018 08:48

Jose Mourinho është duke rrezikuar shkarkimin nga Manchester United.

Klubi anglez i ka bërë me dije portugezit se nëse ai nuk arrin ta fus skuadrën në top katërshe, atëherë do të shkarkohet menjëherë, përcjell “lajmi.net”.

Mourinho do t’i kërkoj disa transferime në janar, në mënyrë që të qëndroj në ‘Old Trafford’.

Portugezi ka në dispozicion më shumë se 100 milionë euro për transferime nga bordi i Manchester United, andaj ai do të tentoj të transferoj një mbrojtës dhe një mesfushorë.

Mourinho është i gatshëm që të heq dorë nga disa lojtarë, në mënyrë që të ketë fonde më të mëdha për transferimet e reja. /Lajmi.net/