Mourinho me përforcim të ri nga Barcelona

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit, Samuel Umtiti.

Sport

09/11/2017 07:28

Jose Mourinho kërkon një përforcim nga Barcelona.

Menaxheri i Manchester United ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit, Samuel Umtiti, ka bërë të ditur tabloidi britanik “Mirror”.

Umtiti ka fituar vend në formacionin bazë të Barcelonës si partner i Gerard Piques, përcjell “lajmi.net”.

Por, Mourinho nuk dorëzohet dhe dëshiron ta tentojë blerjen e tij te “Red Devils” në vitin 2018. /Lajmi.net/