Mourinho me lajmin e fundit për Sanchez dhe Mkhitaryan

Jose Mourinho ka sqaruar situatën e Alexis Sanchez dhe Henrikh Mkhitaryan.

Sport

19/01/2018 15:01

Jose Mourinho ka njoftuar se Manchester United ende nuk ka arritur marrëveshje me Arsenalin për transferimin e sulmuesit Alexis Sanchez.

Po ashtu, njësoj vlen edhe për mundësinë e ardhjes së Henrikh Mkhitaryan te “Red Devils”.

“Nuk ka asgjë të re”, ka thënë Mourinho.

“Mendoj se është e qartë se të gjithë e dinë se jemi afër dhe sidomos kur trajneri i Arsenalit flet aq haptas, prandaj nuk ka kuptim ta fshehim apo mohojmë, por marrëveshje nuk ka ende”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/