Mourinho me lajm fantastik për Pogba – Ibrahimovic

Paul Pogba dhe Zlatan Ibrahimovic mund të rikthehen së shpejti te skuadra e Manchester United.

Sport

07/11/2017 12:06

Jose Mourinho ka mirëpritur pushimin ndërkombëtar.

Menaxheri i Manchester United ka bërë të ditur se Paul Pogba dhe Zlatan Ibrahimovic mund të rikthehen së shpejti.

“Pushimi i ndeshjeve ndërkombëtare vjen në momentin më të mirë”, u shpreh Mourinho.

Pogba dhe Ibrahimovic nuk kanë luajtur për disa muaj te ekipi i “Red Devils”. /Lajmi.net/