Mourinho me koment interesant për ndeshjen Atletico Madrid – Juventus

Jose Mourinho beson se Juventusi ka gjasa të mëdha të triumfojë në Ligën e Kampionëve me Cristiano Ronaldon në skuadër.

Sport

20/02/2019 17:55

Por, trajneri portugez ka shtuar se eliminimi i mundshëm i tyre nga Atletico Madrid nga kjo garë, nuk do të ishte një surprizë, duke lartësuar skuadrën nga La Liga.

“Mendoj se Juventusi mund të fitojë Ligën e Kampionëve, veçanërisht me një lojtar vendimtar si Cristiano Ronaldo, dhe po ashtu me dëshirën për të fituar këtë trofe, por nuk do të ishte ndonjë surprizë nëse ata do të eliminoheshin nga Ateltico Madrid, sepse ata janë një skuadër me shumë ambicie”, ka deklaruar Jose Mourinho, përcjell ‘lajmi.net’.

“Atletico Madrid kanë investuar shumë për t’u siguruar që të luajnë finalen në stadiumin e tyre. Ata mund të duken sikurse nuk po luajnë futboll të mirë, por ne të gjithë e dimë mirë se si Diego Simeone e sheh atë”.

“Ai ka lojtarë të talentuar në skuadër që mund të bëjnë diferencën, dhe për këtë them se Juventusi sa janë favoritë për të triumfuar në Ligën e Kampionëve aq edhe mund të mos kalojnë në çerekfinale”./Lajmi.net/