Mourinho me hapa konkretë drejt Koulibaly

Jose Mourinho nuk e ka ndërmend të dorëzohet për Kalidou Koulibaly.

Sport

21/10/2018 15:56

Trajneri i United kërkon me ngulm që të rekrutojë një mbrojtës të qendrës, transmeton lajmi.net.

Portugezi po tenton që ta bind lojtarin që të bashkohet me Manchester United qysh në janar, sipas “The Times”.

United nuk ia doli të sigurojë një lojtarë të këtij pozicioni gjatë verës dhe këtë punë duan ta përfundojnë  në janar.

Kujtojmë se 27 vjeçari Koulibaly ka nënshkruar kontratë të re dhe për shërbimet e tij “djajtë e kuq” duhet të paguajnë një shifër të konsiderueshme. /Lajmi.net/