Mourinho me deklaratë interesante për transferimin e Ronaldos dhe Bale te Man Utd

Jose Mourinho ka deklaruar se transferimi i Gareth Bale apo Cristiano Ronaldos te Manchester United, është mision i pamundur.

Sport

23/07/2017 09:00

Të dy lojtarët kohë pas kohe këtë verë, kanë qenë pjesë e spekulimeve për largim të mundshëm nga Real Madridi, dhe destinacioni i tyre mbetej Premierliga, konkretisht skuadra e Manchester United.

Madje Cristiano Ronaldo, pikërisht nga Manchester United në vitin 2009 ishte transferuar te Real Madridi.

Por, një rikthim të Ronaldos te Unitedi e të Bales në Premierligë, nuk e beson trajneri Jose Mourinho.

“Është e qartë, si Bale ashtu edhe Ronaldo, pëlqejnë Madridin, pëlqejnë sfidat që kanë e po ashtu janë në skuadër që gjendet në situatë shumë të mirë”, ka deklaruar Mourinho, duke e konsideruar mision të pamundur ardhjen e tyre te Manchester United./Lajmi.net/