Mourinho, marrëveshja e realizuar

Jose Mourinho ka nënshkruar marrëveshje paraprake trevjeçare me Manchester Unitedin.

Merkato

19/02/2016 11:50

Jose Mourinho ka arritur marrëveshje paraprake me Manchester Unitedin për emërimin e tij në postin e menaxherit.

Sipas mediave spanjolle, portugezi ka nënshkruar para-kontratë të vlefshme për tri sezone, përcjell “Lajmi.net”.

Mourinho është i lirë pas shkarkimit nga Chelsea, më herët gjatë këtij sezoni.

Në Old Trafford, Mourinho do të përfitojë pagë të lartë prej 20.6 milionë euro në sezon.