Mourinho: Man Utd ka mbrojtësin e djathtë edhe për 10 vite

Jose Mourinho duket se është mrekulluar nga talenti i skuadrës së Manchester United.

Sport

09/12/2018 14:44

Diego Dalot ka shkëlqyer në paraqitjet e tij, kur besimi ka ardhur nga trajneri Jose Mourinho.

Madje, portugezi ka thënë se  Dalot mund të jetë kopja e Garry Neville, legjendës së skuadrës.

“Të gjithë e dimë se ai ka potencial të jashtëzakonshëm” ka thënë Mourinho për “MUTV” duke iu referuar Diego Dalot, transmeton lajmi.net.

“Nuk dua të krahasojë askënd, veçanërisht jo numrat e titujve, por ai është i moshës së njëjtë sikur Garry Neville kur erdhi në skuadrën e parë” ka thënë tutje Mou.

“Me shumë gjasë ai do të ndjekë hapat e Neville dhe të jetë për më shumë se 10 vite tek United” ka vazhduar ai.

Kujtojmë se Dalot kishte kaluar në “Old Trafford” për 22 milionë euro, nga skuadra e Portos.

Ai në fillim pati disa probleme me lëndimet, por tani është kthyer në një figurë të adhuruar nga tifozët e “djajve të kuq”. /Lajmi.net/