Mourinho lë në bankinë yjet?

Jose Mourinho, ka paralajmëruar ndryshime në formacionin e Chelseas, për ndeshjen kundër Maccabi Tel Aviv në Ligën e Kampionëve.

Sport

15/09/2015 17:48

Portugezi ka deklaruar se do t’i lë disa nga yjer e skuadrës në bankën rezervë, për shkak të paraqitjeve të tyre të dobëta, të cilat kanë ndikuar në rezultatet negative të londinezëve në këtë fillim të stinorit.

“Po, unë do të bëjë disa ndryshime sepse dua ta provoj një dinamik tjetër. Unë dua t’i jap shansin lojtarëve që nuk kanë luajtur”, ka thënë Mourinho.

“Nëse unë e zëvendësoj Azpilicuetan, Terryn apo Fabregasin, nuk do të thotë se jam kundër këtyre lojtarëve”, ka theksuar trajneri i Chelseas.