Mourinho largon dy futbollistë nga Man Utd (FOTO)

Jose Mourinho është i gatshëm të largojë dy futbollistë nga Manchester United.

Merkato

31/05/2016 10:07

Manchester United do ta shesë Juan Matan dhe Daley Blind gjatë verës, pas ardhjes së Jose Mourinhos në Old Trafford, ka bërë të ditur “Sky Sports”.

Mata dhe Blind nuk besohet se zënë vend në planet e portugezit për sezonin e ri dhe do të lejohen të largohen nga klubi, nëse marrin oferta të pëlqyeshme, përcjell “Lajmi.net”.

Mata besohet se kërkohet nga Barcelona.

Kurse, Blind mund të sakrifikohet për të sjell një qendërmbrojtës më të gjatë, dhe më të shpejtë.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.