Mourinho: Ky super futbollist mund të largohet nga Man Utd

Jose Mourinho ka pranuar se Zlatan Ibrahimovic mund të largohet nga ekipi i Manchester United.

Sport

30/01/2018 11:31

Menaxheri i Man Utd, Jose Mourinho ka thënë se nuk do ta parandalojë largimin e sulmuesit Zlatan Ibrahimovic nga ekipi nga Old Trafford.

“Nëse Zlatan dëshiron të transferohet në një shtet tjetër, ne jemi këtu për t’i ndihmuar”, deklaroi Mourinho në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

Ibrahimovic spekulohet se kërkohet nga skuadra e Major League Soccer, Los Angeles Galaxy. /Lajmi.net/