Mourinho: Ky futbollist është fantastik edhe nëse nuk shënon gol (FOTO)

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho ka lavdëruar sulmuesin Zlatan Ibrahimovic.

Sport

30/09/2016 11:05

Zlatan Ibrahimovic është “futbollist fantastik” pa marrë parasysh se a shënon gol ose jo, ka thënë menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho.

Ibrahimovic shënoi golin e vetëm të ndeshjes dhe Mourinho e lavdëroi kontributin e tij pas përfundimit të takimit.

“Ibrahimovic është futbollist fantastik”, deklaroi Mourinho për “MUTV”, përcjell “Lajmi.net”.

“Edhe nëse nuk është duke shënuar gola, dinamizmi që sjell në ekip, lëvizjet dhe lidershipi në organizimin e sulmit, askush nuk mund ta besoj moshën e tij. Ajo që ka më së tepërmi rëndësi është kualiteti dhe kualiteti i tij është i jashtëzakonshëm”, u shpreh ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.