Mourinho: Ky futbollist dëshiron shumë, shumë që t’i bashkohet Unitedit (FOTO)

Jose Mourinho ka konfirmuar zërat se Nemanja Matic është afër t’i bashkohet Manchester Unitedit këtë afat kalimtar.

Sport

30/07/2017 23:12

Portugezi pas ndeshjes që Unitedi e fitoi 0-2 nga skuadra pak e njohur norvegjeze, ka deklaruar se Matic e dëshiron shumë transferimin te Manchester United.

“Jam duke pritur për lajme”, ka deklaruar fillimisht Mourinho.

“E di që ai (Matic) e dëshiron këtë, e dëshiron shumë. Kur futbollisti e dëshiron shumë, shumë këtë, atëherë mundësitë janë të mëdha. Mendoj se ne kemi mundësit për ta bërë këtë, por deri sa në futboll nuk bëhen gjërat zyrtare, mund të ndodhin shumë gjëra”./Lajmi.net/