Mourinho: Ky është futbollisti më i mirë në Premierligë në 10 vitet e fundit

Jose Mourinho ka thënë se Frank Lampard ishte futbollisti më i mirë i Premierligës në 10 vitet e fundit.

Sport

26/02/2016 09:23

Jose Mourinho nuk ka dyshime, ai ka thënë se Frank Lampard ishte futbollisti më i mirë i Premierligës në 10 vitet e fundit.

Ish menaxheri i Chelseas ka veçuar legjendën e “Blues” para të gjithë të tjerëve në elitën e futbollit anglez, sa i përket dekadës së fundit.

“Gjatë kohës sa isha në Chelsea, Frank Lampard ishte futbollisti më i mirë në Premierligë gjatë asaj periudhe”, deklaroi Mourinho për “The Guardian”, përcjell “Lajmi.net”.

Lampard është larguar nga Chelsea duke nënshkruar me New York City FC.