Mourinho kritikon West Hamin

Jose Mourinho e përshkroi stilin e lojës së West Hamit si “futboll nga shekulli i 19’të” pas barazimit pa gola të Chelseas në Stamford Bridge të mërkurën mbrëma. Gjiganti londinez sulmoi me të gjitha forcat ekipin e Sam Allardyce gjatë pjesës së dytë por nuk e gjeti golin edhe për fajin e intervenimeve fantastike nga…

Sport

30/01/2014 07:00

Jose Mourinho e përshkroi stilin e lojës së West Hamit si “futboll nga shekulli i 19’të” pas barazimit pa gola të Chelseas në Stamford Bridge të mërkurën mbrëma.

Gjiganti londinez sulmoi me të gjitha forcat ekipin e Sam Allardyce gjatë pjesës së dytë por nuk e gjeti golin edhe për fajin e intervenimeve fantastike nga portieri Adrian, por edhe James Collins, James Tomkins dhe mesfusha, që u kthyen prapa derisa vendasit bënë 39 goditje në portën e kundërshtarit.

Barazimi e la Chelsean tri pikë prapa liderit të ri të Premierligës, Manchester City që shkatërroi Tottenhamin 5:1 në White Hart Lane.

“Kjo nuk është Premierligë, kjo nuk është liga më e mirë në botë. Ky është futboll nga shekulli i 19’të”, deklaroi Mourinho.

“Është shumë e vështirë të luani futboll kur vetëm një ekip dëshiron të luajë. Një ndeshje e futbollit zhvillohet kur të dyja skuadrat duan të luajnë. I kam thënë Allardycet se ke nevojë për pikë. Të vjen këtu dhe të bënë atë që bëri është e pranueshme? Ndoshta po, ata kanë nevojë për pikë”, u shpreh Special One.