Mourinho kritikon UEFA-n: Ajaxi nuk duhet të luaj në finale të EL – Lajmi.net
Mourinho kritikon UEFA-n: Ajaxi nuk duhet të luaj në finale të EL
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSport 16:27, 19 May 2017
Jose Mourinho ka vendosur të kritikojë UEFA-n për mënyrën e organizimit të garave.

Trajneri i Manchester United, në konferencë për shtyp ka deklaruar se skuadra e Ajaxit nuk duhet të luaj në finale të Europa League.

Portugezi është i mendimit se skuadra nuk duhet të luajnë në dy gara evropiane, ku kërkon që ato që eliminohen nga Liga e Kampionëve, të shkojnë në shtëpi.

Manchester United në finale të Europa League do të përballet me Ajaxin, që në këtë kompeticion ka përfunduar pasi ishte pozicionuar në vendin e tretë në grupet e Ligës së Kampionëve.

“Ata janë një ekip i Ligës së Kampionëve, ata vijnë këtë nga Liga e Kampionëve”, ka deklaruar Jose Mourinho në konferencë për shtyp para ndeshjes së fundit të Premierligës ku Manchester United në shtëpi pret Crystal Palacen.

“Unë gjithmonë nuk jam pajtuar me këtë, nuk mendoj se një ekip duhet të luaj në dy gara evropiane në të njëjtin sezon”.

“Mendoj se nëse një ekip eliminohet nga Liga e Kampionëve duhet të shkojë në shtëpi. Europa League duhet të jetë për ekipet që janë në këtë garë që nga fillimi, sikurse ne. Ne përfunduam të pestët dhe siguruam Europa Leaguen”, ka përfunduar trajneri portugez./Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Ajax, Europa League, Jose Mourinho

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bike Rivals
  • Play World Soccer Champion