Mourinho kritikon orarin ndërkombëtar

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka shprehur pakënaqësinë e tij për ndikimin e ndeshjeve ndërkombëtarë të mesjavës në skuadrën e tij. Lideri i Premierligës pret Tottenhamin të shtunën por strategu portugez ka thënë se përgatitjet e ekipit të tij janë penguar nga numri i madh i ftesave të futbollistëve në Kombëtaret përkatëse. Eden Hazard arriti…

Sport

08/03/2014 07:00

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka shprehur pakënaqësinë e tij për ndikimin e ndeshjeve ndërkombëtarë të mesjavës në skuadrën e tij.

Lideri i Premierligës pret Tottenhamin të shtunën por strategu portugez ka thënë se përgatitjet e ekipit të tij janë penguar nga numri i madh i ftesave të futbollistëve në Kombëtaret përkatëse.

Eden Hazard arriti të tejkalojë një lëndim që pësoi në paraqitje me Belgjikën, kurse David Luiz do të mundoj në duelin në White Hart Lane për shkak të një dëmtimi që pësoi në fitoren e Brazilit në miqësoren ndaj Afrikës së Jugut me rezultat 5:0.

Me Ashley Colen po ashtu të dëmtuar, Mourinho ka mbetur me opsione të kufizuara për ndeshjen e radhës.

“Hazard është në rregull por kemi disa probleme tjera. Ishte një javë e vështirë e punës. Pas ndeshjeve të mërkurën, në kontinente të ndryshme, ne nuk ishim në gjendje të stërvitemi në rregull”, deklaroi Mourinho.