Mourinho, komentator i finales

Jose Mourinho në një rol të ri. Menaxheri i Chelseas do të komentojë finalen e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Atletico Madridit në Lisbonë, të shtunën.

Sport

22/05/2014 20:24

Edhe pse dështoi të sigurojë kualifikimin, menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Jo në detyrën e tij të zakonshme, por në rolin e analistit të ballafaqimit mes Real Madridit dhe Atletico Madridit.

“Ai e ka konfirmuar paraqitjen dhe akreditimin”, deklaroi një zëdhënës i Real Madridit për agjencinë e lajmeve Dpa.

Mourinho do të komentojë finalen për portalin Yahoo.com. Atletico Madrid u kualifikua për në finale duke mposhtur Chelsean e Mourinhos në gjysmëfinale.

Ndërsa, Real Madrid është ish skuadra e Mourinhos, prej nga ai u largua duke u rikthyer në Chelsea. Marrëveshja e Mourinhos me Yahoo do të vlejë edhe për Kampionatin botëror në Brazil.