Mourinho – Klopp, nis lufta e fjalëve

Jose Mourinho ka nisur “luftën” e fjalëve me Jurgen Klopp.

Sport

13/01/2017 16:55

Të dy këta trajnerë, të dielën do të vihen përballë në ‘Old Trafford’, kur takohen Manchester United dhe Liverpool.

Dy ditë para kësaj super-përballje, portugezi ka ngacmuar gjermanin, për ta bërë edhe më interesante këtë përballje.

“Gjithkush ka personalitetin e tij, stilin e tij të trajnimit”, deklaroi Mourinho derisa fliste për dallimet e tij me Klopp, përcjell lajmi.net.

“Ndoshta ne kemi cilësi të njëjta, por janë të tjerët që na bëjnë neve trajnerë të ndryshëm”.

“Por ne shikojmë përpara për këtë ndeshje, ai dëshiron që ta luaj këtë ndeshje mirë, siç dëshiroj edhe unë, ai është i motivuar aq sa jam edhe unë”, ka shtuar portugezi.

“Por, unë nuk jam i sigurt nëse ai është i qetë siç jam unë”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6