Mourinho – Klopp, ja cilin zgjedh Maurizio Sarri

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, ka lëshuar një numër të madh lëvdatash për rivalët e Premierligës, duke thënë se futbolli anglez paraqet nivelet më të larta.

Sport

19/11/2018 14:53

Ai ka komentuar si të jashtëzakonshëm trajnerin e Manchester United, Jose Mourinho. Gjithashtu ka thënë se në një “kontakt” me Klopp e ka kuptuar se ka arritur majat me kalimin në Premierligë.

Të gjitha këto, 59 vjeçari i ka shpjeguar për “Gazetta dello Sport”, transmeton lajmi.net.

“Në një moment u ktheva nga ai (Klopp) dhe e pash atë duke buzëqeshur. E pyeta pse? Ai më tha ‘Jam duke u kënaqur, po ti? ‘Edhe unë’ u përgjigja” ka thënë Sarri.

“Këtu, kur e jeton situatën, e kupton se ke prekur majat” ka vazhduar tekniku italian.

Ai ka thënë tutje se Klopp është trajneri me të cilin ka më shumë afërsi nga Premierliga, por pati lëvdata edhe për Mourinhon dhe Unai Emeryn e Arsenal.

Sarri ka bërë punë të mrekullueshme me Chelsea, duke ndryshuar komplet fytyrën e skuadrës dhe duke u kthyer në një pretendent kryesorë për titullin e kampionit. /Lajmi.net/