Mourinho: Kjo skuadër mund ta fitojë “Kampionatin botëror 2018”

Jose Mourinho beson se përbërja e tanishme e ekipit anglez mund të luftojë për trofeun e madh në Rusi.

Sport

16/11/2017 10:51

Jose Mourinho beson se Anglia mund të shfaqet si konkurrente për titullin e kampionit të botës.

Ai beson se përbërja e tanishme e ekipit anglez mund të luftojë për trofeun e madh në Rusi.

“Anglia ka shanse, futbollistët janë shumë të mirë. Ekipi ka gjenerata të reja, të mirë, shumica e tyre luajnë në Premierligë dhe në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Mourinho për “Sky Sports News”.

“Mendoj se skuadra ka potencial të madh për ta fituar Kampionatin botëror në Rusi”, u shpreh ai. /Lajmi.net/