Mourinho: Këta janë lojtarët më të mirë që kam pasur

Jose Mourinho i ka treguar lojtarët më të mirë nëpër skuadrat të cilat i ka drejtuar.

Sport

27/02/2016 15:59

Mourinho i ka përzgjedhur lojtarët më të mirë të cilët i ka pasur nëpër skuadrat të cilat i ka drejtuar gjatë karrierës.

Në mesin e tyre janë Cristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimovic dhe Frank Lampard.

“Cili ishte lojtari im më i mirë? Është e vështirë, kam stërvitur disa nga lojtarët më të mirë në  botë”, deklaroi portugezi.

“Në Chelsea, në epokën time të parë e kisha Frank Lampardin, lojtarin më të mirë në Premierligë për një dekadë. Isha në Interi dhe atje e kisha Ibrahimovicin dhe Zanettin. Në Madrid ishte Cristiano Ronaldon”, shtoi ‘The Special One’, përcjell Lajmi.net.