Mourinho kërkon Varanen

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho është i interesuar për transferimin e qendërmbrojtësit të Real Madridit, Raphael Varane, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

03/05/2014 15:14

Menaxher i Chelseas, Jose Mourinho kërkon transferimin e qendërmbrojtësit të Real Madridit, Raphael Varane, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, Mourinho admiron talentin e mbrojtësit të ri francez, të cilin e shndërroi në titullar për një kohë të gjatë te Los Blancos, para se ai të pësonte lëndime të njëpasnjëshme pas së cilave humbi minutazhin.

Mirëpo, Mourinho vazhdon të vlerësojë Varanen dhe e ka inkuadruar në listën e objektivave për transferim gjatë afatit kalimtar të verës.

Varane ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2017, mirëpo nuk konsiderohet si titullar nga trajneri Carlo Ancelotti i cili preferon dyshen Sergio Ramos dhe Pepe. Andaj, Varane mund të gjejë ‘shpëtimin’ në Londër te Mourinho.