Mourinho kërkon sulmues

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho thotë se është e qartë që ekipi i tij do ta kërkojë një sulmues këtë verë. Shpresat për titull të kampionit për Blues u zbehën paksa të shtunën, pas humbjes 1:0 nga Crystal Palace, që e la klubin dy pikë prapa liderit Liverpool, i cili e mposhti Tottenhamin. Samuel Eto’o,…

Sport

31/03/2014 09:30

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho thotë se është e qartë që ekipi i tij do ta kërkojë një sulmues këtë verë.

Shpresat për titull të kampionit për Blues u zbehën paksa të shtunën, pas humbjes 1:0 nga

Crystal Palace, që e la klubin dy pikë prapa liderit Liverpool, i cili e mposhti Tottenhamin.

Samuel Eto’o, Fernando Torres e Demba Ba kanë realizuar në total vetëm 15 gola në ligë dhe Mourinho beson se disa prej lojtarëve aktualë duhet të përmirësohen, nëse duan ta fitojnë titullin e më të mirit në Premierligë.

“Mendoj se është e qartë për secilin se Chelsea sezonin e ardhshëm dëshiron ta sjell një sulmues. Kjo është e qartë, por është e qartë po ashtu se ne duam që lojtarët tanë të përmirësohen”, deklaroi fillimisht ‘Special One’ në konferencë për shtyp.

“Unë nuk mundem, nuk dua që të përmirësohen lojtarët si Cahill, Ivanovic, Terry. Unë nuk mund t’i përmirësoj ata dhe nuk kam nevojë t’i përmirësoj ata”.

“Mirëpo, ka djelmosha tjerë që kanë nevojë për t’u përmirësuar. Mendoj se ne po e bëjmë këtë hap pas hapi, por kjo nuk është e mjaftueshme për t’u bërë kampion”, vazhdoi ai.