Mourinho kërkon Sneijderin

Selektori i Holandës, Louis van Gaal ka bërë të ditur se menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Galatasarayt, Wesley Sneijder. Mourinho dhe Sneijder ishin së bashku në Inter, e madje fituan edhe Ligën e Kampionëve. Andaj, Special One i njeh mirë kualitetet e holandezit dhe sipas Van Gaalit…

Sport

17/10/2013 16:00

Selektori i Holandës, Louis van Gaal ka bërë të ditur se menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Galatasarayt, Wesley Sneijder.

Mourinho dhe Sneijder ishin së bashku në Inter, e madje fituan edhe Ligën e Kampionëve. Andaj, Special One i njeh mirë kualitetet e holandezit dhe sipas Van Gaalit e dëshiron atë në Stamford Bridge.

“E di se Mourinho dhe Chelsea e duan Sneijderin”, deklaroi Van Gaal.

“Unë mendoj se do të ishte zgjedhje ideale për të nëse largohet nga Galatasaray. Të luan për trajnerin portugez do të përmirësonte paraqitjet e tij”, u shpreh Van Gaal, i cili e ka Sneijderin në qendër të planeve në skuadrën e tij.