Mourinho kërkon rikthimin e Courtois

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho do të takohet me portierin e Atletico Madridit, Thibaut Courtois për ta njoftuar se dëshiron ta ketë në dispozicion për sezonin e ardhshëm.

Sport

08/05/2014 20:25

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho do të bëjë kërkesë personale për Thibaut Courtois, që të rikthehet në klub për sezonin e ardhshëm.

E ardhmja e portierit Courtois do të jetë një prej qështjeve që kërkon zgjidhje nga gjiganti londinez, pas përfundimit të këtij sezoni.

Ylli belg është duke shkëlqyer në Atletico Madrid – i huazuar nga Chelsea – skuadër me të cilën do të paraqitet në finalen e Ligës së Kampionëve kundër rivalit të qytetit Real Madrid në Lisbonë më 24 maj.

Për më tepër, ai ishte në portën e Atleticos në fitoren me rezultat të përgjithshëm 3:1 ndaj Chelseas në gjysmëfinale.

Por, sipas Sportsmail, Mourinho dhe Courtois do të zhvillojnë biseda sa i përket të ardhmes së tij.

Special One do të marrë një vendim përfundimtar pas përfundimit të këtij sezoni.

Mourinho do të takohet me Courtois pas finales së Atleticos dhe Realit në Ligën e Kampionëve, ku pritet ta njoftojë atë se dëshiron ta ketë në dispozicion për sezonin e ardhshëm.