Mourinho kërkon një përforcim nga Chelsea (FOTO)

Jose Mourinho është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Chelseas, Willian në Manchester United.

Merkato

26/05/2016 09:24

Jose Mourinho pritet të emërohet menaxher i ri i Manchester Unitedit.

Dhe, ai është duke bërë gati një listë me emrat e futbollistëve që dëshiron t’i transferojë në Old Trafford.

Kurse, në mesin e tyre është edhe mesfushori i Chelseas, Willian, raporton tabloidi britanik “The Sun”, përcjell “Lajmi.net”.

53 vjeçari do të jetë pasardhës i Louis van Gaal në Manchester Unitedin dhe kërkon Willianin, që mund të kushtojë rreth 60 milionë funte.

Willian u transferua në Chelsea nga Anzhi Makhachkala për 30 milionë funte më 2013.