Mourinho ka një detyrë të re për Pogban

Jose Mourinho tani ka kërkuar nga Paul Pogba angazhim më të madh për ta rikthyer besimin.

Sport

24/02/2018 09:08

Jose Mourinho ka sfiduar Paul Pogban ta rikthejë besimin e tij në Manchester United.

“Special One” ka lënë mesfushorin francez në bankën e rezervistëve në ndeshjen ndaj Sevillas në Ligën e Kampionëve.

Kjo ka zgjuar spekulime në lidhje me një përplasje të re mes tyre.

“The Sun” shkruan se Mourinho tani ka kërkuar nga Pogba angazhim më të madh për ta rikthyer besimin, përcjell “lajmi.net”.

Pogba spekulohet se ka zgjuar interesim nga Real Madrid, pas problemeve me Mourinhon. /Lajmi.net/