Mourinho ka lajm të keq për Pogban

Paul Pogba pritet të mungojë për disa javë te skuadra e Manchester United.

Sport

13/09/2017 09:34

Jose Mourinho ka konfirmuar se Paul Pogba pritet të mungojë për disa javë pas lëndimit të pësuar kundër Baselit në Ligën e Kampionëve.

Mourinho ende është i pasigurt se sa i rëndë është lëndimi i francezit, ai ka shtuar se Pogba mund të mungojë disa javë.

“E di nga përvoja se është lëndim muskulor. Mendoj se lëndimet muskulore nuk të lejojnë të luash për disa javë”, ka thënë portugezi.