Mourinho ka bërë një arritje sensacionale

Jose Mourinho e ka fituar Kupën e UEFA-s (tash Europa League) me Porton në vitin 2003 dhe një vit më pas e fitoi Ligën e Kampionëve me të njëjtin klub.

Sport

24/05/2017 23:35

Triumfi i dytë në Ligën e Kampionëve për Mourinhon erdhi në vitin 2010 me Interin. Ndërsa triumfi i të mërkurës mbrëma e shkruan emrin e tij në librat e historisë së futbollit.

Trajneri më i afërt për ta arritur rekordin e portugezit është Rafael Benitezi, të cilit i mungon edhe një trofe i Ligës së Kampionëve (pasi e ka fituar dy here Kupën UEFA/Ligën e Evropës dhe njëherë Ligën e Kampionëve).

Për më shumë, kjo fitore e ka kualifikuar Unitedin edhe në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.