Mourinho: Jemi të rrezikshëm edhe pa Costan

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka thënë se skuadra e tij do të qëndrojë e rrezikshme edhe pa shërbimet e Diego Costas, i cili do të mungojë në ndeshjen e ardhshme.

Sport

29/11/2014 23:03

Costa e mori edhe kartonin e pestë të tij të verdhë në këtë sezon, që do të thotë se do të mungojë në ndeshjen e së mërkurës kundër Tottenhamit.

“Ne nuk vajtojmë rreth lojtarëve të lënduar apo të suspenduar. Nëse ai është i suspenduar, atëherë është i suspenduar, asgjë më shumë. Ne e kemi Drogban dhe Remyn”.

“Ne jemi në vendin e parë të Premier Ligës dhe kemi një ndeshje tjetër gjatë ditës së mërkurë”, tha Mourinho për reporterët pas barazimit ndaj Sunderlandit.

Mourinho më vonë ka refuzuar të flasë për Costan, duke mos i kthyer përgjigje gazetarëve, të cilët vazhdimisht bënin pyetje për sulmuesin me nënshtetësi spanjolle.