Mourinho: Jam në klubin e duhur

Jose Mourinho thotë se për momentin është në klubin e duhur, pasi u rikthye në Chelsea verën e kaluar. Trajneri portugez shton se e ka ndërtuar një skuadër kompakte, me të cilën synon të fitojë trofe.

Sport

31/07/2014 09:26

Jose Mourinho ndihet mjaft i lumtur në Chelsea. Pasi i kaloi tre sezone në Real Madrid, trajneri portugez u rikthye në Londër vitin e kaluar.

“Jam në klubin ku kam dëshirë të jem. Nëse do të mund të zgjidhja në mes të të gjtha klubeve të botës, do ta zgjidhja Chelsean”, deklaroi ‘Special One’.

“Jam i lumtur me skuadrën është është ndërtuar, e kemi grupin e duhur të lojtarëve”, vazhdoi ish trajneri i Portos, Interit dhe Real Madridit.