Mourinho: Jam në histori të Ligës së Kampionëve
Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka thënë se është pjesë e historisë të garës më të madhe europiane për klube, Ligës së Kampionëve.
Sport
Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho mund të bëhet trajneri i parë i cili e fiton trofeun e Ligës së Kampionëve me tre skuadra të ndryshme. Ai më herët këtë trofe e ka fituar me skuadrën e Portos dhe Interit.
Sidoqoftë, atë nuk e impresionon kjo statistikë, pasi ai tashmë është në histori të kësaj gare.
“Në këtë shtet, ju e keni menaxherin më të mirë, Sir Alex Ferguson, i cili e fitoi Ligën e Kampionëve dy herë”.
“Që nga ky moment, nëse unë nuk e fitoj as edhe një ndeshje në Ligën e Kampionëve, unë përsëri kam histori këtu – E kam fituar këtë trofe dy herë dhe është një gjë me të cilën ndihem krenar”.
“Natyrisht, dua ta fitoj atë përsëri. Kam shumë vite tjera përpara. Kjo garë është pjesë e historisë sime, edhe pse ata ndonjëherë nuk e dinë, unë jam pjesë e historisë së kësaj gare”.
“Nëse e fitoj atë me tre klube të ndryshme, do të ishte unike. Sidoqoftë, edhe nëse nuk e bëj, sa top-menaxherë nuk e kanë fituar atë asnjëherë?’përfundoi njëri ndër trajnerët më të mirë në futboll, Jose Mourinho.
Mourinho ka arritur shumë suksese në të kaluarën, sidomos me skuadrën e Interit duke e fituar tripletën. Ai ka shumë vite përpara tij, dhe nëse arrin të fitojë trofe tjerë të rëndësishëm, shumë lehtë mund të bëhet trajneri më i mirë në histori të këtij sporti.