Mourinho: Ja pse reagova kështu ndaj tifozëve të Juventusit

Jose Mourinho ka sqaruar arsyet e reagimit të tij pas ndeshjes mes Juventusit dhe Manchester United.

Sport

07/11/2018 23:42

Manchester United ka shënuar fitore 1:2 në ‘Allianz Stadium’ duke e mposhtur Juventusin, dhe një veprim i trajnerit portugez pas ndeshjes, ka ngjallë shumë reagime.

“Isha i ofenduar për 90 minuta. Kam ardhur këtu për të bërë punën time, asgjë më shumë”, ka deklaruar Jose Mourinho pas ndeshjes për Sky Sport Italia, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë nuk e ofendova askënd në fund, vetëm bërë një gjest që dëshiroja t’i dëgjoja më shumë”.

“Ndoshta nuk është dashur ta bëja, dhe me një kokë të qetë nuk do ta bëja, por me familjen time të fyer, përfshirë edhe familjen time Inter, unë reagova”/Lajmi.net/