Mourinho ia ofron PSG-së Pogban dhe Martialin për Neymarin

Manchester United dhe PSG mund të bëjnë marrëveshjen më të madhe në tregun e transferimeve të vitit 2018.

Sport

08/04/2018 21:15

Mediet në Angli raportojnë se gjigantët e futbollit, Manchester United dhe PSG, mund të arrijnë marrëveshje për shkëmbimin e lojtarëve.

Jose Mourinho për të sjellë sulmuesin brazilian Neymar në ‘Old Trafford’, është i gatshëm të sakrifikojë dy lojtarë.

Sipas këtyre raportimeve, United për kartonin e Neymar do t’i ofrojë PSG-së Paul Pogban dhe Anthony Martial./Lajmi.net/