Mourinho ia jep një mundësi Januzajt

Adnan Januzaj po luan për ekipin e parë të Manchester United pas një kohe të gjatë.

Sport

16/07/2016 16:03

Jose Mourinho e ka inkuadruar në lojë Adnan Januzajn, në miqësoren që Man Utd po e zhvillon kundër Wigan Athletic, përcjell Lajmi.net.

Futbollisti shqiptar ka kohë që nuk paraqitet për “Djajtë e Kuq”, me ish-menaxherin Louis van Gaal që nuk kishte besim në të.

Por, Januzaj do ta ketë rastin që ta bindë trajnerin aktual, Jose Mourinho, se e meriton një vend në skuadrën e United, në 45 minutat e pjesës së dytë ndaj Wigan.