Mourinho ia hap derën Bales në konferencën për media para ndeshjes me Barcën

Jose Mourinho ka befasuar të gjithë me fjalët për Gareth Bale.

Sport

25/07/2017 22:23

Portugezi në konferencën për media para ndeshjes me Barcelonën është pyetur për fjalët që shkëmbeu me Balen në tunel në miqësoren ndaj Real Madridit, dhe për mundësin e kalimit të uellsianit te Djajtë e Kuq.

“Jam i lumtur me skuadrën time, por do doja edhe dy lojtarë në skuadër. Njëri të balancojë mesfushën dhe tjetrin e dua në fazën sulmuese”.

“Nuk dua të flas për lojtarët e skuadrave tjera, ashtu siç nuk dua të flasin trajnerët tjerë për lojtarët e mijë”, ka thënë Special One.

Gjithsesi kjo është një thirrje për Balen dhe për drejtuesit e klubit të tij. /Lajmi.net/