Mourinho ia bën “jetën bajat” Mkhitaryanit (FOTO)

Jose Mourinho ka bërë të ditur se Henrikh Mkhitaryan nuk është i lënduar. Por, ai ende duhet të presë për të luajtur në Manchester United.

Sport

28/10/2016 15:32

Henrikh Mkhitaryan nuk i ka punët mirë.

Përforcimi i Manchester United, i cili erdhi në klub gjatë afatit kalimtar të verës nga Borussia Dortmund ka qenë titullar në vetëm një ndeshje të këtij sezoni në Premierligë.

Por, menaxheri i “Red Devils”, Jose Mourinho ka bërë të ditur se Mkhitaryan nuk është i lënduar.

Por, ai ende duhet të presë për të luajtur në Manchester United.

“Mkhitaryan nuk është i lënduar, ai është duke stërvitur 100 për qind me ekipin”, deklaroi Mourinho para gazetarëve, përcjell “Lajmi.net”.

“Disa futbollistë kanë nevojë për më tepër kohë që të adaptohen në klubin e ri. Andaj, ai ka ende kohë”, u shpreh portugezi.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.