Mourinho i thotë Wengerit: Ky është një trofe për dështakët

Arsenali ka arritur ta fitojë Superkupën e Anglisë, pasi në finale mposhti Chelsean me rezultat minimal 1-0.

Sport

02/08/2015 18:53

“Është një medale për humësit… është një kujtim i mirë për të”, tha Mourinho për BT Sport.

Portugezi reagoi menjëherë pas ndeshjes dhe në konferencë për shtyp u shpreh: ”Skuadra më e mirë humbi, kurse skuadra e cila u mbrojt arriti ta fitojë ndeshjen”.

“Megjithatë e uroj Arsenalin për titullin”. Mourinho gjithashtu tha se nuk i pëlqen të mbaj medalet e nënkampionit dhe kështu ia dhuroi një fansi të Arsenalit.