Mourinho i përgjigjet ofertës nga Paris Saint-Germain

Jose Mourinho ka refuzuar interesimin nga Paris Saint-Germain.

Sport

17/11/2017 07:18

Jose Mourinho nuk do të largohet nga Manchester United për të marrë drejtimin e Paris Saint-Germain.

“The Sun” raporton se trajneri portugez nuk planifikon të ndahet nga “Red Devils” për t’u emëruar trajner i ri i skuadrës nga Parc des Princes.

Së fundmi, janë zhvilluar kontakte në mes të PSG-së dhe menaxherit të Mourinhos, Jorge Mendes në lidhje me angazhimin e tij pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Por, Mourinho u ka bërë me dije se nuk planifikon të largohet nga Old Trafford. /Lajmi.net/