Mourinho i përgjigjet Contes për herë të fundit

Jose Mourinho ka vendosur të zgjedh heshtjen në “luftën” verbale me Antonio Conte.

Sport

12/01/2018 19:51

Këta dy trajner që janë edhe rivalë të mëdhenj, ditëve të fundit kanë nisur një “luftë” speciale me deklarata.

Por, tani trajneri i Manchester United, ka vendosur të mos merret, të shpërfill deklaratat e italianit të Chelsea.

“Mendoj se kur një person fyen një tjetër, ju duhet të prisni për përgjigje, ose mund të shpërfillni, të zgjidhni heshtjen”, ka deklaruar Mourinho.

“Kur ai më ofendoi herën e parë, unë pata një përgjigje, një përgjigje duke e prekur atë në pikën më të dobët”.

“Pastaj ai më ofendoi për të dytën herë, por tani kam ndryshuar. Tani do ta shpërfill, nuk do të merrem më të, për t’i dhënë fund kësaj historie”, ka përfunduar trajneri i Manchester Unitedit./Lajmi.net/