Mourinho i përgjigjet Casillasit, tregon të vërtetën e përplasjeve mes tyre

Jose Mourinho ka zbuluar se Iker Casillas ‘fshehurazi’ ka sfiduar autoritetin e tij, ndërsa ata kanë punuar se bashku te Real Madrid.

Sport

23/11/2018 10:29

Ish portieri i Kombëtares së Spanjës, në një intervistë dhënë së fundi ka folur për kohën e kaluar te Real Madrid nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho.

Casillas ka folur për një anë të errët të asaj periudhe, duke thënë se ndihet i penduar se nuk u ballafaqua me trajnerin portugez gjatë kohës sa ky i fundit drejtoi Real Madridin.

Deklaratat e Casillas tashmë kanë marrë përgjigje nga Jose Mourinho.

“Duket si një intervistë me dikë që është në fund të karrierës së tij”, ka deklaruar Mourinho për Record, derisa i përgjigjej Casillasit, përcjell ‘lajmi.net’.

“Por kur është fjala për mua, kur ai thotë se nuk është ballafaquar kurrë me mua, kjo nuk është e vërtetë. Ai e bëri atë në një mënyrë që askush nuk do ta bënte më mirë se ai, fshehurazi”.

Jose Mourinho tani drejton Manchester Unitedin në Premierligë, ndërsa Casillas është pjesë e Portos në Portugali./Lajmi.net/