Mourinho i lumtur me performancën e Chelseas

Jose Mourinho e ka cilësuar ndeshjen ndaj Tottenhamit si më të mirën për Chelsean këtë edicion.

Sport

29/11/2015 15:40

Chelsea dhe Tottenham i ndanë pikët në ‘White Hart Lane’, pasi barazuan pa gola, ndërsa Jose Mourinho u shpreh i lumtur me performancën e skuadrës së tij.

“Kjo ishte paraqitja më e mirë e sezonit nga Chelsea. Si ekip, Chelsea më e mirë”, tha ai për BT Sport.

“Mendoj që merituam pak më shumë se ajo që morëm, por jam shumë i lumtur me paraqitjen”.

“Ekipi u mbrojt si ekip, u mbrojtëm me 11 lojtarë, ekipi ishte mjaft i qetë me topin ndaj një skuadreje që bën presion mjaft mirë dhe në mënyrë agresive si dhe është mjaft e vështirë të luash ndaj tyre.”, theksoi Mourinho.