Mourinho i largon tre lojtarë nga Man Utd

Tre lojtarë mund të largohen nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit.

Sport

13/11/2018 23:42

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, po planifikon të largohet tre lojtarë nga ‘Old Trafford’ në janar.

Siç shkruan ‘Telegraph’, lojtarët Eric Bailly, Marcos Rojo dhe Alexis Sanchez, nuk janë më pjesë e planeve të Jose Mourinhos,  dhe në janar mund të largohen, përcjell ‘lajmi.net’.

Interesant është fakti se dy nga këta tre lojtarë (Eric Bailly dhe Alexis Sanchez) janë transferuar te United në epokën e Jose Mourinhos.

Për Alexis Sanchez flitet për një rikthim në La Liga, me lojtarin që ka shprehur dëshirë t’i bashkohet Real Madridit./Lajmi.net/