Mourinho i jep një tjetër ‘goditje’ Casillasit

Jose Mourinho beson se Iker Casillas qëndron prapa kritikave që David De Gea po merr në Spanjë për paraqitjet te ekipi kombëtar.

Sport

24/11/2018 11:27

Portugezi këto ditë ka nisur një ‘luftë’ në distancë me Iker Casillas, për të cilin thotë se ka punuar pas shpinës së tij, derisa këta dy ishin pjesë e Real Madrid.

Mourinho akuzon Casillasin që po punon sërish fshehurazi në Spanjë kundër David de Gea.

“Pse ka kritika në Spanjë? A e dini”, ka thënë Mourinho, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë e di. Sepse aty është dikush shumë i fuqishëm që po mendon të shfaqet përsëri”.

“Por, mendoj se është shumë e vështirë të shfaqet, kur para keni portierin më të mirë në botë”./Lajmi.net/