Mourinho i frikësuar nga Mohamed Salah

Ndeshja më e zjarrtë në futbollin anglez po afron.

Sport

16/12/2018 10:30

Manchester United do të udhëtoj drejt “Anfield” për ndeshjen e madhe kundër Liverpool.

Para kësaj ndeshje, emocionet po rriten, por për trajnerin e United edhe frika.

Ai po shqetësohet për “forcën nukleare” të sulmuesit të Liverpool, Mohamed Salah.

“Ai është përmirësuar në nivele të jashtëzakonshme” ka thënë Mourinho për reporterët para ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Fizikisht, një progres i jashtëzakonshëm. Ai ishte i shpejtë por ishte fragjil. Tani, ai është i shpejtë dhe i fortë” ka thënë tutje portugezi.

Mbetet të shihet nëse Mourinho do t’ia dalë t’i ndalë treshen e frikshme të Liverpool.

Liverpool do ta kërkojnë fitoren me çdo kusht, në mënyrë që të mbajnë kreun e tabelës. /Lajmi.net/