Mourinho hap llogari në Instagram, thyen rekord (FOTO)

Jose Mourinho ka hapur llogari në Instagram, pas emërimit në postin e menaxherit të Manchester United.

Sport

27/05/2016 12:16

Jose Mourinho në Manchester United, por edhe në Instagram.

Menaxheri i ri i “Red Devils” ka hapur llogari në rrjetin social. Dhe, ai menjëherë ka thyer record, përcjell “Lajmi.net”.

Brenda pak orësh, ai ka fituar 97.000 ndjekës, numër i cili është vazhdimisht në rritje.