Mourinho: Gjithmonë do të doja këtë sulmues ta kem në skuadër (FOTO)

Jose Mourinho ka lavdëruar sulmuesin Javier Hernandez ‘Chicharito’.

Sport

25/07/2017 19:28

Meksikani një ditë më parë u zyrtarizua te West Ham United, duke u rikthyer në Premierligë pas një aventure në Bundesligë te Bayer Leverkusen.

“Ai u largua pak vite më parë. Nuk jam i sigurt nëse ishte vendim i tij apo vendim i trajnerit, por ai është një lojtar i mirë, është lojtar që mund të shënojë gjithmonë”, deklaroi Mourinho.

“Është një lojtar që gjithmonë do të doja ta kisha në skuadër, sepse ai nuk ka nevojë për shumë minuta në fushë për të shënuar gol”./Lajmi.net/