Mourinho gjen përforcimin e ri në Man Utd, çmimi 50 milionë euro

"Red Devils" kanë shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit Fred.

Sport

15/05/2018 12:12

Manchester United kërkon një përforcim nga Shakhtar Donetsk.

“Manchester Evening News” shkruan se “Red Devils” kanë shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit Fred.

Jose Mourinho ka bërë gati ofertë prej mbi 50 milionë euro për blerjen e tij, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Fred në kontratën e tij me Shakhtar Donetsk ka klauzolë me vlerë prej 60 milionë euro.

Ai po ashtu kërkohet edhe nga Paris Saint-Germain. /Lajmi.net/